TVSH-ja e lartë, Basha publikon videon e biznesmenit: Nevojë për ndihmë urgjente

Shqipëria

TVSH-ja e lartë, Basha publikon videon e biznesmenit: Nevojë për ndihmë urgjente

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:00
Lulzim Basha

Kryedemokrati Luzim Basha është fokusuar ditën e sotme te problemet e bizneseve të vogla në Shqipëri.

Basha ka publikuar videon e një biznesmeni që është mjaft i prekur nga kriza ekonomike, teksa kryedemokrati bën thirrje se biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret“, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat