RENEA aksion blic gjatë natës në Laç/ Ndalohen 4 persona, mes tyre një biznesmen, disa të shoqëruar

Shqipëria

RENEA aksion blic gjatë natës në Laç/ Ndalohen 4 persona, mes tyre një biznesmen, disa të shoqëruar

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:11
RENEA

Policia e Laçit në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë natës një aksion në këtë qytet për lojërat e fatit.

Mësohet se janë kryer kontrolle në dy biznese, ku janë ndaluar 4 persona si dhe janë shoqëruar disa persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe një biznesmen.

Nuk dihen ende emrat e personave të arrestuar, ndërkohë që aksioni është duke u zhvilluar.

Operacioni ka nisur prej mbremjes se kaluar dhe ende forcat RENEA ndodhen ne terren.

Mësohet se eshte goditur nje kazino ilegale. Ndërsa operacioni është në vijim, ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia.

Po kështu gjatë aksionit policia dhe RENEA kanë sekuestruar kompjuterë dhe 33 makineta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat