Rama tregon çfarë ndodh nëse zgjedhjet bëhen të dielën

Shqipëria

Rama tregon çfarë ndodh nëse zgjedhjet bëhen të dielën

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:07
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Referuar sondazheve, kyreministri Edi Rama shprehet i bindur se nëse zgjedhjet bëhen këtë të dielë, PS fiton, ndërsa opozita humbet, madje sipas tij del më keq se në zgjedhjet e 2017.

Teksa foli për investimet dhe inaugurimet në një vit zgjedhor, Rama sqaroi se këto projekte nuk kanë lidhje me zgjedhjet, por janë përmbushje e objektivit të mandatit të tij.

“Kështu që ne jemi në përmbushje të objektivave të mandatit. Nuk është mungesë modestie, por ne nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Ne jemi të vetëdijshëm sa shumë gjera ka për të bërë, për sa probleme ka qeverisja në gjithë shkallët e veta. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe të metat tona, por kemi qartësisht besimin e shumicës së shqiptarëve. Nëse zgjedhjet bëhen të dielë në dalim më mirë dhe ata më keq se në 2017. Këto janë projekte të mëdha dhe duan kohën e tyre”, tha ndër të tjera Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat