Paloka: Shqiptarët pa punë dhe pa bukë për faj të Ramës

Shqipëria

Paloka: Shqiptarët pa punë dhe pa bukë për faj të Ramës

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:22
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në konferencë për gazetarët foli për projekte dhe investime.

Në një postim në Facebook, Paloka ironizon premtimet e Ramës, ndërsa thotë se shqiptarët janë varfëruar për faj të tij.

“Duhet te kesh fytyrën Ramës që të vazhdosh të tallesh edhe pas tetë vitesh me shqiptaret!

Shqiptaret janë pa pune, pa shtëpi, pa buke , pa mbështetje ;  për “meritë” të Rames  jemi sot si popull në limitet e mbijetesës e megjithatë Rama ka pafytyrësinë të vazhdoje t’ju premtoj “lesh” ne 3D. “Lesh futurist” për të gjithë ne mandatin e trete!”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat