Basha thirrje SPAK: Po inkurajoni vjedhjen duke mos e hetuar Rilindjen

Shqipëria

Basha thirrje SPAK: Po inkurajoni vjedhjen duke mos e hetuar Rilindjen

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:20
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha në daljen e sotme është treguar i ashpër edhe me SPAK që nuk nis të hetojë anëtarët e qeverisë pasi po inkurajon hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.

Basha i është përgjigjur edhe deklaratës së Kryeminstrit Ram kur tha se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën PS do të dilte më mirë. Basha deklaroi se do të dëshironte që zgjedhjet të mbaheshin të dielën, që t’ju kthejë sa më parë parat e grabituara nga Rilindja shqiptarëve.

”Në Maltë a në Qipro, në Singapor a në Hong-Kong, me ligjin që kemi propozuar, ua gjejmë paratë, ua sekuestrojmë, konfiskojmë, dhe ua kthejmë shqiptarëve.

Buxheti 2021 nuk ekziston. Akti i fundit i hajdutërisë, i një qeverie që ka humbur çdo gjë. Dua t’i drejohem çdokujt që sheh veten e vet, të jetë shumë i kujdesshëm, sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parasë së qytetarëve do t’i bëjë fajtorë.

Do doja shumë që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, asgjë s’do  na ndalojë ta marrim e ta rikthejmë çdo apra të zhvatur e vjedhur.

Në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë të paguajnë për bukën e fëmijës, në emër të mjekëve dhe infermierëve që janë te vetmit në rajon që s’kanë përkrahje, në emër të pensionistëve që ka ndarë 6 herë më pak, çdokujt që ka ndërmend të krijojë një lidhje kontraktuale 4 muajt e fundit, të jetë shumë e kujdesshme pas çdo kontratë do kalojë nga ligji anti-mafia.

S’kam për t’i lënë pensionistët pa pensione, vogëlushët në mjerim, dhe shqiptarët që nuk u jepet kacidhe. Do ua nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Ja çfarë bëni ju, thirrja për SPAK, zotërinj ju inkurajoni vjedhjen, hajdutërinë, bashkëpërgjegjës që shqiptarët nuk po marrin masat lehtësuese kanë 3 javë e një ditë që po i përsëris ditë për ditë.

Sot është koha të hapni gojën, dhe të kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pasi shqiptarët nuk po marrin dot lekë e tyre edhe pse paguajnë taksa.”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat