Kufiri detar do zgjidhet në Hagë/ Reagon profesori Inxhinierisë

Shqipëria

Kufiri detar do zgjidhet në Hagë/ Reagon profesori Inxhinierisë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:16
Osman Metalla

Osman Metalla, profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka komentuar arritjen e marrëveshjes së Shqipërisë me qeverinë e Athinës që çështja e detit të shkojë në Hagë.

Metalla u shpreh se bëhet fjalë për një zonë të pasur me rezerva nafte e gazi dhe nëse marrëveshja do të ishte arritur në vitin 2010, tashmë do të kishte nisur puna për të shfrytëzuar këto rezerva.

“Kjo vonesë ka kosto të jashtëzakonshme. Nëse do të ishte respektuar ai qëndrim që mbajtën dy qeveritë në vitin 2010, mbase çështja do të ishte e zgjidhur. Zgjedhja e një çështje të tillë do të ishte shumë e rëndësishme për të dy vendet, pasi ndarja e hapësirave detare bëhet për qëllime të sigurisë, por qëllimet kryesore janë ato ekonomike. Zona për të cilën ne flasim është një zonë me burime dhe rezerva të konsiderueshme të naftës dhe të gazit. Ne kemi humbur disa vite kohë për të patur mundësinë e shfrytëzimit të këtyre rezervave. Një vonesë e tillë ka ndikuar në mosshfrytëzimin e këtyre rezervave që vendi ynë do të kishte mundësinë t’i shfrytëzonte.

A jemi në situatë të favorshme apo të disfavorshme tani, krahasuar me vitin 2010? Në fakt, situata e tanishme e përball Shqipërinë me probleme të reja që janë shfaqur gjatë rrugës së negociatave. Në vitin 2017, ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi se qeveria e Athinës ka vendosur ta zgjerojë detin nga 6 deri në 12 milje. Një deklarim ky që nuk ekzistonte në vitin 2009 dhe kjo përkeqësoi pozicionin e palës shqiptare. Ajo që nuk duhet të ndodhte ishin deklaratat e palës shqiptare se një zgjerim i tillë nuk ka efekte, kur një gjë e tillë prek pjesën veriore përballë bregut shqiptar”, u shpreh profesori për A2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat