Prokurori i Apelit te Tiranës Arben Qosja është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të zyrtarëve të drejtësisë.
Qosja, i cili kontribuon në sistemin e drejtësisë prej vitit 1998, ka kaluar procesin e vetingut para trupës së përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.
KPK konstatoi disa mospërputhje në shifra të vogla sa i takon pasurisë, ndërsa në dy komponentët e tjerë të integritetit dhe pastërtisë së figurës, prokurori rezultoi pa probleme duke u konfirmuar ne detyrë.
Arben Qosja e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 1998 si oficer i policisë gjyqësore.
Në vitin 2004 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës e ndërsa prej vitit 2016 mban detyrën e Prokurorit të Apelit Tiranë.