Shqipëri, katër të vdekur dhe 297 raste të reja me COVID-19

Shqipëria

Shqipëri, katër të vdekur dhe 297 raste të reja me COVID-19

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë katër persona si pasojë e COVID-19. Po ashtu janë shënuar edhe 297 raste të reja me këtë virus si dhe janë shëruar 116 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ndër tjera bën të ditur se aktualisht në Spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë duke u trajtuar 257 pacientë, 19 janë në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Personat që kanë humbur jetën janë një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat