“Mësuesi ka provokuar, diskriminuar myslimanët”- avokatja debaton me ish-ministren Kumbaro

Shqipëria

“Mësuesi ka provokuar, diskriminuar myslimanët”- avokatja debaton me ish-ministren Kumbaro

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:21
Mirela Kumbaro dhe Migena Balla

Vrasja e një mësuesi në Francë nga një ekstremist islamist është temë diskutimi në emisionin OPEN në Top Channel.

Samuel Paty kishte marrë kërcënime pasi kishte treguar një karikaturë të Profetit Muhamed në klasë.

Avokatja Migena Balla, praktikante e besimit mysliman, tha se ishte vetë profesori që provokoi dhe nxiti urrejte fetare. Sipas saj, krimi është pasoja e veprimit të profesorit. Deklaratat e saj shkaktuan debat në studio, pasi panelistet i dolën kundër.

“Profesori provokoi dhe nxiti urrejte fetare. Nëse do ishte mësuesi i fëmijës tim dhe ti thontë “dil jashtë se do shaj fenë tëndë”, unë do ndihesha e diskriminuar. Krimi është pasoja, duhet të merremi me shkakun. Të thuhet akt terrorist, personi duhet të tentojë destabilizimin e atij shteti.”, tha avokatja Migena Balla.

U kundërshtua ashpër nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila tha se mësues nuk ka provokuar, por vrasja është bërë nga një radikal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat