Pozitivë 6 punonjës, ISHP mbyll Hipotekën

Shqipëria

Pozitivë 6 punonjës, ISHP mbyll Hipotekën

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:04
Ilustrim

Zyrat e hipotekës së Korçës kanë pezulluar punën pasi 6 punonjës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

ISHP ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, pasi shifra e punonjësve të infektuar ka arritur në 8 persona. 2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Sakaq i janë marrë tamponët edhe të gjithë punonjësve të tjerë, në një kohë që personeli do të karantinohet deri në ditën e hënë kur edhe nis shërbimi për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat