U gjobit nga policia/ Deputeti: E tefuzoj maskën, jam konsultuar me mjekë shkencëtarë

Shqipëria

U gjobit nga policia/ Deputeti: E tefuzoj maskën, jam konsultuar me mjekë shkencëtarë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:35
Kujtim Gjuzi

Edhe pse javën e kaluar teksa po futej në Kuvend është gjobitur për shkak se nuk kishte maskë, deputeti Kujtim Gjuzi vazhdon të këmbëngulë se nuk e njeh Aktin Normativ dhe nuk do ta mbajë maskën.

Ai tha sot në Kuvend se mjekët nuk e rekomandojnë atë në ambientet e hapura.

Deputeti Kujtim Gjuzi ditën e sotme në senacën plenare është shprehur kundër mbajtjes së maskës.

“Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë”, tha Gjuzi.

“Kam refuzuar ta mbaj. Kujtim Gjuzi nuk e mban maskën pasi sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave nuk këshillohet në ambiente të hapura, në ambinete të mbyllura po”.

“Unë nuk do ta mbaj në ambiente të hapura dhe të mbyllura maskën,” u shpreh Kujtim Gjuzi, për debatin nëse maska duhet mbajtur apo jo në rrugë, ose ambjente të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat