Petro Koçi sulmon LSI dhe Ilir Metën: Lajthitjet dëmtojnë kulturën institucionale

Shqipëria

Petro Koçi sulmon LSI dhe Ilir Metën: Lajthitjet dëmtojnë kulturën institucionale

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:37
Pamje nga takimi

Drejtuesi i Partisë Socialiste në qytetin e Fierit Petro Koçi gjatë një takimi me strukutrat ka sulmuar LSI dhe Presidentin Ilir Meta.

Koçi e ka konsideruar Lëvizjen Socialiste për Integrim si ballistë të së majtës, ndërkohë që vijon duke akuzuar se bashkëpunonin fshehurazi me Sali Berishën.

“Këta të LSI janë ballistët e së majtës. Bashkëpunojnë hapur me PD. Dhe kur ishin brenda PS bashkëpunonin fshehurazi me Saliun. Ndërsa Nano ishte në burg u thoshin të huajve që ai vinte nga Instituti i ML“, mësohet të ketë thënë Koçi.

Socialisti ka vijuar duke sulmuar Presidentin Meta, teksa shton se “me sjelljen e tij antipresidenciale nuk i sjell ndonjë dëm interesave elektorale të PS. Por fanatizmi u tij partiak dhe lajthitjet dëmtojnë kulturën institucionale dhe ndërgjegjen shtetërore te shoqërisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat