Vlorë/ Në kërkim për trafik droge, arrestohet 31 vjeçari, procedohet penalisht personi që e ndihmoi të lëvizte

Shqipëria

Vlorë/ Në kërkim për trafik droge, arrestohet 31 vjeçari, procedohet penalisht personi që e ndihmoi të lëvizte

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar gjatë kësaj të enjteje(22.10.2020) nga Policia e Vlorës.

Shtetasi  N.A, 31 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte e shapllur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 11 muaj e 21 ditë burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”,  kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është proceduar edhe në gjendje të lirë shtetasi G.M, 39 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autori të krimit”, pasi u kap në aksin rrugor Kaninë-Peshkëpi duke transportuar me automjet 31 vjeçarin.

Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat