Rriten rastet me Covid-19, rriten edhe gjobat për maskën/ Ndëshkohen 810 qytetarë

Shqipëria

Rriten rastet me Covid-19, rriten edhe gjobat për maskën/ Ndëshkohen 810 qytetarë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 19:19
Ilustrim

Në një kohë kur rastet me Covid-19 njohin rritje, të njëjtën gjë mund të themi edhe për gjobitjen e qytetarëve që dalin nga shtëpia pa maskë.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar me masa administrative 810 qytetarë.


“Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”, thotë policia.

Sipas policisë, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

“Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik”, thotë Policia e Shtetit në njoftimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat