Kim zbulon qytetin shqiptar pas të cilit është e dashuruar: E dua, njerëzit atje e shijojnë jetën

Shqipëria

Kim zbulon qytetin shqiptar pas të cilit është e dashuruar: E dua, njerëzit atje e shijojnë jetën

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 00:51
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, ka zgjedhur Shkodrën si të preferuarin.

“Shkodrën e dua”, i tha ambasadorja Kim gazetarit Blendi Fevziu, këtë mbrëmje në Opinion.

“Njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artin…”, shtoi ajo më tej.

“Do të thoja çdo qytet është unik, kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit.

Plazhet e Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua.

E dua Shkodrën, e dini pse? Se njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet”, tha ambasadorja Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat