Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti në Elbasan

Shqipëria

Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti në Elbasan

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Automjeti, tip “Audi” njoftohet se është në pronësi të Xh.Ç., dhe kur është përfshirë nga flakët ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Incidenti ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, ndërsa makina është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat