Xi: Luftë e njerëzimit për paqen, zhvillimin dhe progresin

Shqipëria

Xi: Luftë e njerëzimit për paqen, zhvillimin dhe progresin

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:35
Xi Jinping

Kina zhvilloi të premten një miting me rastin e 70-vjetorit të hyrjes së Ushtrisë së Vullnetarëve të Popullit Kinez në Republikën Demokratike Popullore të Koresë. Në ceremoni, të pranishmit mbajtën heshtje në nderim të dëshmorëve.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim në mitingun e mbajtur në Pallatin e Madh Popullor në Pekin.

Xi vlerësoi rëndësinë historike të kësaj lufte, duke thënë se ajo kundërshtoi agresionin e zgjerimin e imperializmit dhe mbrojti sigurinë e Kinës së Re.
Lufta gjithashtu mbrojti jetën paqësore të popullit kinez, stabilizoi situatën në Gadishullin Korean dhe ruajti paqen në Azi dhe në botë, tha Xi. Ai theksoi se fitorja e kësaj lufte do të mbahet mend në histori, si një luftë e njerëzimit për paqen, zhvillimin dhe progresin.

Kina i falënderon të gjitha vendet, popujt e organizatat ndërkombëtare paqedashëse për përkrahjen e tyre ndaj Ushtrisë së Vullnetarëve të Popullit Kinez në këtë luftë, tha Xi, duke shtuar se kombi kinez e do paqen dhe populli kinez e njeh mirë vlerën e saj.

Më tej në fjalimin e tij kreu i shtetit kinez theksoi se suksesi i Luftës së Rezistencës ndaj Agresionit dhe të Ndihmës për Korenë tregon vendosmërinë e prerë të Kinës për mbrojtjen e paqes botërore.

Ai theksoi se Kina kurrë nuk do të kërkojë hegjemoni ose zgjerim dhe kundërshton vendosmërisht hegjemonizmin dhe politikën e më të fortit, duke ndjekur një politikë të mbrojtjes kombëtare me karakter mbrojtës. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se populli kinez do të sulmojë në situata serioze, si cenimi i sovranitetit kombëtar, i sigurisë e i interesave të zhvillimit dhe shkelja ose ndarja e territorit kinez.

Pas fillimit të luftës civile në Kore në qershor të vitit 1950, qeveria amerikane dërgoi ushtarë për të ndërhyrë, duke filluar luftën ndaj Koresë së Veriut.
Kjo luftë, që zgjati dy vjet e 9 muaj, krijoi në historinë e luftërave botërore shembullin e fitores së më të dobtit ndaj më të fortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat