Kandidatët për deputetë në PD, emra të njohur përjashtohen nga lista

Shqipëria

Kandidatët për deputetë në PD, emra të njohur përjashtohen nga lista

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:32
Lulzim Basha

Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike ka skuaflikuar nga disa emra të njohur partisë kryesore opozitare. Mes emrave bien në sy prezenca e disa anëtarëve të Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadiu dhe Izmira Ulqinaku, por dhe figura të tjera si Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.

Emrat e tyre nuk janë përfshirë në listën që Komisioni i ka dorëzuar kryetarit të PD-së. Vendimi përfundimtar do të merret nga vetë kryesia.

Ndërkohë, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka hequr dorë për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lista e emrave të përjashtuar:

Fatbardh Kadiu

Izmira Ulqinaku

Lindita Metaliaj

Lorenc Luka

Endri Hasa

Ervin Salianji

Luan Baçi

Nadire Meçorapaj

Romeo Gurakuqi

Tritan Shehu

Xhemal Gjunkshi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat