Cobbina “mollë sherri”, Blushi replikon Ramën: Gati të publikojmë çfarë thotë “terroristi” bardh e blu, ora e përballjes po afron

Shqipëria

Cobbina “mollë sherri”, Blushi replikon Ramën: Gati të publikojmë çfarë thotë “terroristi” bardh e blu, ora e përballjes po afron

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:19
Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka replikuar kryeministrin Rama për çështjen e dhënie s së nënshtetësisë së futbollistit të Tiranës, Cobbina.

Blushi ka shkruar se “Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terrorist딓.

Sakaq Blushi ka rikthyer në vëmendje temën e inceneratorëve, teksa shton se ora e përballjes po afron.

“ Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat