Arrestohet “sekseri” i Illyrian Guard

Shqipëria

Arrestohet “sekseri” i Illyrian Guard

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:25
Illyrian Guard

Një 34-vjeçar është arrestuar me akuzën se ka ndërmjetësuar kundrejt pagesës punësimet në kompaninë e shtetërore të sigurisë Illyrian Guard.

Edmond Zaimi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg në mungesë për veprat penale ushtrim e ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

I riu akuzohet se mori si ryshfet shumën prej 500 mijë lekësh me qëllim për ti dërguar tek drejtuesit e kompanisë në varësi të ministrisë së brendshme, në këmbim të vendit të punës.

Rasti u bë publik në media në muajin shtator, ku personi që pagoi rryshfetin u kualifikua në provat fizike dhe më pas u punësua si pjesë e efektivëve të kompanisë së sigurisë.

Kompania Illyrian Guard u krijua nga Ministria e Brendshme me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, ku pjesë e kompanisë janë rreth 500 punonjës.

Numrit të punonjësve pritet ti bashkohen dhe një pjesë e efektivëve të policisë së shtetit me moshë mbi 55-vjeç dhe do shërbejnë në ruajtjen e godinave qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat