Zjarr i madh në Elbasan, digjet pika e pjesëve të këmbimit

Shqipëria

Zjarr i madh në Elbasan, digjet pika e pjesëve të këmbimit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Një pikë e pjesëve të këmbimit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas informacioneve të para, pika e servisit është në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan dhe ndodhet në anë të rrugës Elbasan-Ish Metalurgjiku.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Sakaq zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të vendosë nën kontroll flakët.

Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat