Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, arrestohen dy persona

Shqipëria

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, arrestohen dy persona

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Shqipërisë pas një punë hetimore disa mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Kalaja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas Policisë, gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat