Shtatzënë për herë të dyta, deputetja shqiptare infektohet me Covid-19!

Shqipëria

Shtatzënë për herë të dyta, deputetja shqiptare infektohet me Covid-19!

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:36
Ilustrim

Siç e kemi parë këto muaj të bashkëjetesës me pandeminë, shumë figura publike nuk i kanë shpëtuar dot Covid-19, mes tyre edhe shumë politikanë.

Mbrëmjen e djeshme një tjetër deputete ka konfirmuar faktin se është prekur nga virusi. Bëhet fjalë për deputeten e PS, Blerina Gjylameti, e cila është shtatzënë për herë të dytë.

Në një status në rrjetet sociale ajo ka bërë me dije se simptomat e para ju shfaqën ditën e hënë, mirëpo gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Ndër të tjera, deputetja shkruan se është izoluar së bashku me familjen dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bën thirrje që të gjithë të zbatojnë rregullat bazë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit si: mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë. Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat