Kryemadhi mbledh të rinjtë: Nuk ka virus që ju ndal, LSI foltorja juaj për të shpëtuar Shqipërinë

Shqipëria

Kryemadhi mbledh të rinjtë: Nuk ka virus që ju ndal, LSI foltorja juaj për të shpëtuar Shqipërinë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:49
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe dha karta për anëtarësimin e tyre në forumin rinor të partisë.

Disa pa maska dhe të shumtë në numër, Kryemadhi u ka thënë gjimnazistëve të Tiranës se prania e tyre në këtë takim ishte mesazh për shokët e tyre se “nuk ka virus që e ndal rininë shqiptare”.

Monika Kryemadhi tha se të rinjtë po largohen me dhimbje nga vend, dhe duke fajësuar qeverisje, ajo u shpreh e bindur se LSI është partia që ndal këtë “semundje”.

“Sot në këtë ditë u përgjigjeni shokëve tuaj, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të bërë prezent se nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz që ka marrë peng të ardhmen tuaj”, – tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI tha se vetë kjo parti është krijuar nga të rinjtë eurosocialistë 16 vite më parë.

“Dua ti them çdo politikani që po i takove të rinjtë, po bisedove me ta, po nuk i gënjeve, po i deshe siç do fëmijët e tu, të rinjtë e Shqipërisë janë me ty”.

“LSI është partia që lufton për ta,  që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave. Në 16 vjet histori LSI u krijua nga të rinjtë eruosocialistë shqiptarë, u rrit me ta, krijoi LRI, e cila krijoi breza të tërë që sot janë drejtues të LSI”, – u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli edhe për rëndësinë që ka arsimi cilësor në Shqipëri, por është lënë pas dore nga qeverisja e keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat