Shehu flet pasi iu shty aprovimi në listën e PD: Votimi nga anëtarësia, determinues

Shqipëria

Shehu flet pasi iu shty aprovimi në listën e PD: Votimi nga anëtarësia, determinues

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:08
Tritan Shehu

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur në rubrikën ”Opinion” në News24 pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, që e la në listën e përfaqësuesve duke iu shtyrë aprovimi.

 

Shehu thotë se Komisioni i Vlerësimit vetëm diskuton dhe anëtarët e saj japin vetëm mendime. Për të në PD vendosin organet statuore, duke nisur nga kryetari i partisë, kryesia dhe këshilli kombëtar.

 

Ai shton se votimi nga anëtarësia është determinues teksa Shehu tashmë pret çfarë do të vendosin organet e PD për të. Më tej ish-deputeti foli për zgjedhjet e 25 prillit ku theksoi se Lulzim Basha do të jetë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, pasi është i vetmi që mund të hapë portën europiane për vendin.

 

”Të them të drejtën, isha përgatitur për çështje të tjera. Së pari, PD po përgatitet për fushatën. Ka filluar me një mënyrë të re, që ka elementë thelbësore për votimin e kandidatëve, që do jetë determinuese për përzgjedhjen.

Element thelbësor dhe ndryshim shumë i madh në këtë vit. Aktivizim i bazës së PD, aktivizimi i anëtarëve, strukturave periferike të PD, të gjitha bashkë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Tani do kalohet në elementë të tjerë. Siç thotë dhe statuti janë kryetari, kryesia, këshilli kombëtar, për të krijuar ekipin e përbashkët që do të çojë në fitore në 25 prill, e domosdoshme jo vetëm për PD, por për gjithë Shqipërinë.

 

Nuk dua të bëj komente për një procedurë të tillë, as merrem me mendimet që mund të kenë individualisht. Për mua organet vendimmarrëse, janë kryesia e partisë, kryetari dhe këshilli kombëtar, këto janë organet statuore. Vota e anëtarësisë determinuese.
Unë jam si të gjithë bashkë, jemi në pritje të vendimeve nga organet statuore. Gjithkush po përgatitet për përplasjen në 25 prill.

Nuk dua të hyj në komente. Shumë individë mund të japin mendime. S’merrem me mendime. Vendimet merren nga organet. E rëndësishme është t’i lëmë mënjanë diskutimet dhe vendimet. Të qëndrojmë në betejën elektorale, se është thelbësore. Është thelbësore që të jemi të bashkuar. Duke lënë mënjanë këto, dhe duke dalë nga intrigat.

Unë me kryetarin e partisë takohem vazhdimisht, flas për probleme, flas në mënyrë konstruktive duke pasur një respekt të fortë reciprok. Duke qenë i bindur se Basha do jetë kryeministër. Që do hapë çelësat e portës europiane, pasi është i vetmi që mund ta bëjë këtë punë të rëndësishme”– tha Tritan Shehu.

Sa për situatën e Covid-19, Tritan Shehu u shpreh: “Për Shqipërinë është e vështirë të flasim për faza, e para, e dyta apo e treta. Siç shihet me uljen e temperaturave po rriten edhe rastet me Covid. Ne kemi hyrë me shifra të larta në këtë sezon, kjo për shkak të keqmenaxhimit të periudhave duke nisur që nga shkurti. Pati terror dhe panik edhe kur u mbyllëm.

Edhe gjatë verës nuk u morën masa. Shifrat që kemi tani janë të rrezikshme. Duhet të bëhen sa më shumë testime. Në mënyrë italebaneske u bllokuan, u mbyllën laboratoret provate që të bënin testime. Mjeku i familjes është i pambrojtur dhe është lënë jashtë loje. Qytetarët mjekohen me mënyra të ndryshme, nuk ka asnjë rimbursim për ta. Nga ana tjetër spitalet e tjera vijojnë të jenë të mbyllura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat