Përgjtë ditëve të fundit, numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë është rritur ndjeshëm, ashtu si dhe numri i të shtruarve në spitale.
Burime nga spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi kanë raportuar për gazetën "Shqip" se i kanë ezauruar të gjithë kapacitetet për të pranuar të tjerë pacientë që do të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Mbrëmjen e djeshme, sipas burimeve, Infektivi është tejmbushur dhe rastet urgjente të Tiranës janë dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mirëpo, së fundmi dhe ky i fundit ka raportuar se nuk ka më shtretër të lirë.
Pak kohë më parë, Manastirliu tha se nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do të përfshihen dhe spitalet rajonale.