Veliaj u vë kusht demokratëve që duan të bashkohen me PS: I keni ju 9 dhoma e 9 banjo?

Shqipëria

Veliaj u vë kusht demokratëve që duan të bashkohen me PS: I keni ju 9 dhoma e 9 banjo?

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:52
Erion Veliaj 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte me asamblenë e PS në Fresk ku i premtoi banorëve të zonës se së shpejti do të nisin ndërtimin e megakompleksit shkollor 10 mijë m2, ku do të studiojnë nxënës të 9-vjeçares dhe shkollës së mesme.

Veliaj ngriti një pyetje për të rinjtë që janë pjesë e PD duke i hapur derën e PS me kushtin e vetëm: Nëse nuk vënë gjoba për të ecur përpara.

“Pyetja për gocat e çunat e djathtë që mund të thonë jam këtu prej gjyshit, gjyshes është: Vini ju gjoba çdo ditë? Thonë, çfarë gjobash, unë mezi punoj sepse njohin të rinj të tjerë që dalin e thonë nuk më pëlqen kjo kulla, nuk duhen kullat në Tiranë, nuk duhet të vijnë këta nga Fieri, Berati, Vlora e Tropoja se jemi ne. kush je ti? Ti vetë sapo ke ardhur, pse bëhesh racist.

Pra ke ardhur vetë, je bërë i suksesshëm dhe do të mbyllësh derën për të tjerët që vijnë. Si ka mundësi që nuk i shani më kullat sapo zbuloni që keni metra katror në ato kulla.

Sapo zbulohet se partia merr donacion nga këto kulla dhe nëse cunat e gocat e djathtë nuk vënë gjoba për të ecur përpara, atëherë duhet të vijnë me ne. te ata njerëz që punojnë pa gjoba”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nuk hezitoi të thumbonte sërish Bashën duke i kujtuar vilat në Lalëz dhe Rolling Hills. Veliaj tha se duhet të pyesin gratë e PD dhe LSI nëse i kanë 9 dhoma për macet si dhe për nënshtetësinë për të kuptuar nëse janë më afër me opozitën aktuale apo PS.

“Po duhet të flasim, duhet të flasim me gocat e gratë të PD dhe LSI. Duhet ti themi “shpirti, i ke dhe ti 9 dhoma, 9 banjo për 9 mace. Nëse nuk i ke, je më shumë e ngjashme me ne se me ata të tjerët”.

Duhet me fol edhe me gratë demokrate, duhet ti themi çfarë shtetësie keni se ata tjerët kanë hollandeze. Nëse meraku i një gruaje demokrate, e LSI apo çdo partiçke tjetër është si do rrisi fëmijët.

I gëzohet faktit të asaj që do kemi një shkollë të re, që do kemi ujësjellësin e ri, që do bëhen shtëpitë e reja dhe nuk ka hall vilën në Lalz, tek Rolling Hills, në këtë zonë ekskluzive. Atëherë qenkan më afër me ne se me partinë e tyre. Ndaj komunikimi ndryshon jetë njerëzish”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat