Kryemadhi: Mund t’i besojmë për një të nesërme më të mirë!

Shqipëria

Kryemadhi: Mund t’i besojmë për një të nesërme më të mirë!

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:41
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me disa gjimnazistë nga qyteti i Tiranës, ku teksa i ka uruar suksese në studime i ka ftuar ata që së bashku ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.

Në shënimin e saj në facebook, Kryemadhi shprehet se LSI është e bekuar nga të rinjtë, tek të cilët mund të besojmë për një të nesërme më të mirë.

Postimi i plotë

Faleminderit Zot që na ke bekuar me këta të rinj të mrekullueshëm tek të cilët mund të besojmë për një të nesërme më të mirë. Faleminderit të rinjve të LSI për dedikimin tuaj!

Është koha që të ardhmen e Shqipërisë ta drejtojnë të rinjtë!

Suksese gjimnazistëve të LRI-së së Tiranës dhe Shqipërisë. Jemi bashkë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat