Naftëtarja greviste e urisë në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Naftëtarja greviste e urisë në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:35
Naftëtarja greviste

Një nga gratë grevistë naftëtare mësohet se është dërguar këtë mbrëmje në gjendje të rëndë në spital.

Shëndeti i Silva Fejzaj mësohet se është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, dhe për këtë arsye është dërguar në urgjencën e Spitalit të Ballshit.

Fejzaj u dërgua me automjet privat nga kolegët.

Gjendja e saj paraqitet shumë e rëndë dhe nuk flet.

Mjekët e spitalit po i japin  mjekim.

Ndërsa gratë greviste janë të vendosura të marrin pagat që u takojnë ose thonë se do ‘vdesim në grevën e urisë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat