Dita e 11 e grevës së urisë/ Gratë naftëtare më të vendosura se kurrë

Shqipëria

Dita e 11 e grevës së urisë/ Gratë naftëtare më të vendosura se kurrë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:56
Gratë naftëtare

Përkeqësimi i shëndetit të njërës prej kolegeve qëndrestare nuk i ka trembur gratë naftëtare greviste në Ballsh.

Sot ato kanë hyrë në ditën e 11 të grevës së urisë dhe mbeten të vendosura për ti shkuar deri në fund, duke deklaruar se nuk dalin nga aty pa marrë nga shteti atë që u takon.

“Nuk tërhiqemi, do ti shkojmë deri në fund. Po kërkojmë të drejtën tonë dhe jo lëmoshë nga qeveria” shprehen ato.

Mbrëmjen e të shtunës, u dërgua me urgjencë me mjet privat në spital Silva Fejzaj.

Gratë naftëtare kanë paralajmëruar se do të përfshijnë në protestë edhe fëmijët e tyre, duke theksuar se nuk ka asgjë për të negociuar kur po kërkohen vetëm paratë që meritojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat