Shqipëria e fundit në Evropë për testimet, reagon Presidenti Meta

Shqipëria

Shqipëria e fundit në Evropë për testimet, reagon Presidenti Meta

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:40
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë sa i përket numrit të testeve të kryera.

Sipas tij, kjo kërkesë është sot urgjencë për shkak se rastet e të infektuarve janë rritur me 11 herë krahasuar me muajin prill.

Reagimi i plotë

Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat