Gjuzi takon naftëtarët, i premton mbështetje: Covid mashtrim që uzina mos të punojë

Shqipëria

Gjuzi takon naftëtarët, i premton mbështetje: Covid mashtrim që uzina mos të punojë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:22
Kujtim Gjuzi

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, ka takuar sot naftëtarët, që prej javësh ndodhen në grevë urie.

Ai u premtoi atyre mbështetje, ndërsa tha se do ta “ndez parlamentin” me kauzën e tyre, deri sa të marri një zgjidhje.

Gjuzi duket se është në “grupin” e skeptikëve sa i përket koronavriusit, ku tha se nuk ekziston dhe se është “mashtrim që uzina të mos punojë”.

 “Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën, drejtësia vonon, por nuk harron. Ju keni kryetarin me COVID, do shkoj ta takoj atë le të jetë me 200 temperaturë, le të ma ngjis mua, se COVID-i është një rrenë ndërkombëtare, mashtrim për të na thënë s’duhet të punoj uzina këtu, kina atje. Garancia që në parlament, do ta ndez parlamentin nga nesër në orën 10 deri kur t’ju japin lekët”, tha Gjuzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat