Basha: Shqiptarët në mëshirë të fatit, 4 hapa urgjentë në ndihmë të shëndetësisë

Shqipëria

Basha: Shqiptarët në mëshirë të fatit, 4 hapa urgjentë në ndihmë të shëndetësisë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:16
Basha

“Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit”, kështu shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrjetet sociale për sa i përket situatës së krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, ku shifrat e të infektuarve janë rritur ditë pas ditë.

Numri 1 i selisë blu përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij për aplikimin e 4 hapave urgjentë të propozuar nga PD në planin me 5 pika për të ndihmuar shëndetësinë në këtë situatë të vështirë.

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa urgjentë në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”, shkruan Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat