Spiropali: Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit

Shqipëria

Spiropali: Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:20
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar Presidentin, Ilir Meta, që sipas saj jep pasaporta në shkelje të ligjit.

Në një status në Facebook, Spiropali shkruan se “duhet ta durojmë edhe pak”. Reagimi i Spiropalit vjen pas dekretit të Presidentit për kthimin e kodit zgjedhor.

“Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë.

Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti”, shkruan Spiropali në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat