Java që shënoi rekorde infektimesh në Shqipëri

Shqipëria

Java që shënoi rekorde infektimesh në Shqipëri

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:30
Shqipëri

Java e tretë e Tetorit shënoi një rekord infektimesh sa i përket rasteve të reja me Covid-19. Numri i personave që rezultuan pozitiv me koronavirus thuajse është dyfishuar krahasuar me vetëm një javë më parë.

Në 11 Tetor u shënuan 168 të infektuar ditor, ndërsa me datë 23 numri i tyre arriti maksimumin me 306 persona. Java e dytë e Tetorit shënoi një mesatare infektimesh prej 220 qytetarësh, ndërsa java e tretë arriti në 299 qytetarë.

Ajo që konsiderohet si vala e dytë e koronavirusit në Shqipëri është shoqëruar edhe më një rritje të numrit të personave të hospitalizuar. Në të dy spitalet Covid në kryeqytet janë trajtuar përgjatë kësaj jave një mesatare prej 258 pacientësh.

Po në një kohë që numri i shtrimeve mbetet i lartë, numri i personave në terapi intensive është ulur. Në datë 18 Tetor ishin 25 pacientë nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërkohë që në datë 24 Tetor vetëm 11 pacientë patën nevojën e një trajtimi të tillë.

Ndërsa 25 persona përgjatë kësaj jave nuk ia dolën të mundnin Covid -19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat