Rama mbledh drejtuesit politikë, për çfarë diskutohet

Shqipëria

Rama mbledh drejtuesit politikë, për çfarë diskutohet

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:58
Edi Rama

Edhe këtë të hënë, kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë në qarqe dhe shtabet elektorale.

Në mbledhje do diskutohet për organizimin e PS në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Konkretisht po diskutohet për pjesëmarrjen e anëtarësisë në vlerësimin e deputetëve nëpërmjet portalit “deputeti që duam”.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka nisur një proces sa i përket vlerësimit të deputetëve. Pas përfundimit të këtij procesi, PS do të hartojë edhe listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

Ndërkohë vetë Rama ka bërë të qartë se në listë nuk do të jenë vetëm kandidatët aktual, por lista do të jetë e hapur për këdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat