Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një 22-vjeçar që tentoi të largohej

Shqipëria

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një 22-vjeçar që tentoi të largohej

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi u kap me armë zjarri të cilën e mbante me vete.

Policia thotë se gjatë kontrolleve në Selenicë të Vlorës konstatuan të riun me inicialet R. M, që kishte një armë me vete.

Sapo pa policët, i riu fshehu armën dhe u largua me shpejtësi, por u kap më vonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat