Ura e Milotit, e dëmtuar/ Këmbët dalin në ajër, mbrojtëset anësore janë hequr

Shqipëria

Ura e Milotit, e dëmtuar/ Këmbët dalin në ajër, mbrojtëset anësore janë hequr

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:34
Ura e Milotit

Kjo është ura vjetër e Milotit e cila dita ditës sa vjen dhe amortizohet.

Drejtuesit e automjeteve të cilët kalojnë mbi këtë ure shprehen mjaft te shqetësuar pasi dëmtimet qe pësojnë automjetet e tyre kur kalojnë ne ure janë shume te mëdha.

Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa mbrojtëset anësore prej hekuri janë hequr.

Kembet e kësaj ure që kane dale në sipërfaqe si pasoje e marrjes pa kriter të inerteve tregoje se situata është shume problematike.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër e mbi lumin mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është shume i larte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat