Presidenti ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor/ Reagon reporteri për Shqipërinë në PE

Shqipëria

Presidenti ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor/ Reagon reporteri për Shqipërinë në PE

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:04
David Lega

Reporteri për Shqipërinë në parlamentin Europian, David Lega ka reaguar pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim, të ligjit për disa Ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Teksa ka shpërndarë edhe reagimin e Komisionerit për Zgjedhimin e BE, Oliver Varhelyi, Lega në Twitter shorehet se Kuvendi duhet me patjetër të presë përgjigjet e Komisionit të Venecias.

“Pajtohem me Komisionerin OliverVarhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin mendimin e Komisionit të Venecias, kjo do të ishte qasja demokratike. Zgjedhje të lidha dhe të ndershme në prill 2021!” shkruan Lega.

Ishte Preisidenti Ilir Meta, i cili kërkoi opinionin e Komisiont të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor që ka miratuar Parlamenti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat