Gazetari: Për pak kohë 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq do të jenë në Rinas

Shqipëria

Gazetari: Për pak kohë 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq do të jenë në Rinas

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:16
Foto

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua janë nxjerrë nga kampi “Al Hol” në Siri me qëllim riatdhesimin për në Shqipëri. Gazetari Taulant Kopliku shkruan se në pak kohë në Rinas do të jenë 50 gra dhe fëmijë nga kampi famëkeq. Por ai shton se aktualisht në kamp kanë mbetur një grup shumë i vogël grashë.

“Per pak kohe me shume se 50 femije dhe gra te kampit famekeq do te jene ne Rinas. Ka qene nje operacion i dy te derguarve te shërbimeve te inteligjences qe zgjat prej disa javesh ne terren.

Nje falenderim kete radhe duhet per bashkepunimin e ngushte te te gjithe aktoreve ne terren, perfshi njerezit e besuar te presidentit te republikes.

Aktualisht ne kamp kane mbetur (fshehur per te mos u kthyer), nje grup shume i vogel grash. Kerkimi i tyre ka shtyre edhe per tre dite rikthimin e femijeve dhe grave. Fatkeqesisht per ta, mundesite per te ardhur ne Shqiperi minimizohen” shkruan ai.

Abcnews.al konfirmoi se mes fëmijëve që janë nxjerrë nga kampi është edhe Endrtit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej atje që prej vitit 2014 ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin.

Abcnews.al kontaktoi me dajen e fëmijëve, Agim Ndergjonin, i cili u shpreh se nuk kanë ende informacion se çfarë ka ndodhur me Evën, ndërkohë që Endri shihet se është pjesë e grupit.

Përpos gëzimit për djalin, familja Dumani tani është e shqetësuar për Evën, të cilës do t’i duhet të vijojë të qendrojë në ferrin sirian. Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat