Bardhi: Ja pse Varhelyi u refuzua brutalisht nga Rama

Shqipëria

Bardhi: Ja pse Varhelyi u refuzua brutalisht nga Rama

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:12
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ligji për Kodin Zgjedhor Parlamenti do të rishprehet “pa humbur asnjë ditë”, ndërsa theksoi se mendimi i Komisionit të Venecias është i mirëpritur gjithmonë.

Në një postim në facebook, Bardhi në emër të PD, kërkon të dije se pse Rama ka frikë nga ekspertiza e Venecias.

Sipas tij, refuzimi brutal i Kryeministrit ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat