Të rinj të FRPD-së protestë-homazh për 53 vjeçarin që vdiq në dyert e spitaleve

Shqipëria

Të rinj të FRPD-së protestë-homazh për 53 vjeçarin që vdiq në dyert e spitaleve

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar për pak minuta përpara selisë së Kryeministrisë.

Belind Këlliçi tha se ishin atje me studentë të mjekësisë për të ndezur qirinj për vdekjen e 53 vjeçarit Lutfi Çekiri, i cili humbi jetën teksa nuk u mor përsipër asnjë prej spitaleve në Tiranë.

“Kemi ardhur sot këtu me studentët të Fakultetit të Mjekësisë. Kemi ardhur me të rinjtë për të nderuar Lutfi Çekiri, sepse ajo që i ndodhi atij mund t’i ndodh secilit prej nesh. Kjo qeveria dhe ky kryeministër nuk na llogarisin fare.

Kjo allasoj shëndetësi falas është për të majtë dhe të djathtë. Ajo që i ndodhi Lutfi Çekirit, nuk mund t’i ndodhi Edi Ramës sepse kur u ndodh marrin charterin drejt Stambollit apo Romës dhe këtë shëndetësinë falas na e lënë ne. Jemi rreth 40 të rinj që jemi mbledhur për të ndezur qirinj”- tha Këlliçi.

Për dy ditë me radhë, siç kanë deklaruar familjarët, atij nuk i është dhënë ndihmë, duke ndërruar jetë ditën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat