Kretë/ Shqiptari e mbyti gruan me shami, e burrit i copëtoi trupin

Shqipëria

Kretë/ Shqiptari e mbyti gruan me shami, e burrit i copëtoi trupin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 23:59
Ilustrim

Një shqiptar është vënë në shënjestër të autoriteteve greke për vrasjen e dyfishtë në qytetin Chania, Kretë.Sipas informacionit nga ishulli, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas fatkeqe dhe e mbyti atë.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër. Pas vrasjes trupi ishte copëtuar dhe ishte futur në një valixhe.

Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.

Disa ditë më parë ishte lëshuar një alarm për zhdukjen e të moshuarit, por nuk kishte as informacionin më të vogël, ndërsa kërkimi për vendndodhjen e telefonit të tij celular nuk kishte dhënë ndonjë rezultat.

Sipas vlerësimeve të ekzaminuesit mjekësor, gruaja u mbyt për vdekje dhe autori, ende i paidentifikuar përdori një shami që u gjet e lidhur rreth qafës së saj.

Në të njëjtin informacion nga ishulli thuhet se trupi i saj u gjet të Dielën në mëngjes, kur vajza e 82-vjeçares u shqetësua se nëna nuk po i përgjigjej në telefon dhe iu desh që ta hapte derën me një person që rregullon brava.

82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat