“Në kërkim të shqiptarëve”, dalin pamjet nga Al Hol: Operacioni fshehurazi, kur trupat kurde ndërruan turnet

Shqipëria

“Në kërkim të shqiptarëve”, dalin pamjet nga Al Hol: Operacioni fshehurazi, kur trupat kurde ndërruan turnet

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:17
Pamje nga video

Pamjet që shihni vijnë nga brenda kampit Al-Hol në Siri, ku janë të strehuar disa shqiptarë, mes tyre dhe fëmijë.

Forcat e Antiterrorit, kanë publikuar sot pamjet nga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve në këtë kamp, nga ku fatmirësisht u morën 4 fëmijë dhe një grua dhe u riatdhesuan.

Mësohet se operacioni në fjalë u zhvillua teksa trupat kurde ndërronin turnin. Në pamje shihen vendbanimet e shqiptarëve, të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira brenda këtij kampi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat