Njolloset “FBI Shqiptare”, Të skualifikuarit kallëzojnë Arben Krajën e Aida Hajnaj për manipulim të procesit

Shqipëria

Njolloset “FBI Shqiptare”, Të skualifikuarit kallëzojnë Arben Krajën e Aida Hajnaj për manipulim të procesit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:19
Aida Hajnaj

Një nga institucionet e drejtësisë së re duket se është njollosur, pas polemikave për manipulim të procesit në fazën e tretë të përzgjedhjes së aplikantëve.

Një grup oficerësh të skualifikuar nga gara për heutes të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kallëzuar penalisht kreun e SPAK Arben kraja dhe drejtuesin e të ashtuquajturës “FBI-shqiptare” Aida Hajnaj, të cilët i akuzojnë për manipulim të procesit.

Në kallëzimin e dorëzuar pranë prokurorisë së Tiranës, konkurrentët e përjashtuar nga gara kërkojnë që zyrtarët e prokurorisë së posacme, përfshirë dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit, prokurorë të SPAK, të hetohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ish kandidatët pretendojnë se procesi është manipuluar, pasi ata u përjashtuan nga gara, në një kohë që nuk ishin të dijeni të kritereve që duhet të përmbushnin për të kaluar në fazën tjetër.

“Ndryshe nga testimi logjik, per të cilin ishte publikuar kufiri minimal kalues, në fazën e testimit fizik nuk është bërë asnjë trasparence, nuk është dhë nëasnjë kriter vlerësimi, asnjë kufi minimal  kalues. Sikurse në testimin logjik përgjegjësia për saksionimin e kritetereve të konkursit është e drejtuesit të SPAK Arben Kraja, anëtarëve të vlerësimit Dritan prenci, Vladimir Mara dhe drejtueses së BKH Aida Hajnaj, të cilët në bashkëpunim kanë manipuluar konkurrimin dhe kanë shkatërruar garën”, thuhet në padi.

Kallëzuesit thonë se nuk e dinë mbi ccfarë bazash janë vlerësuar ata që janë kualiikuar në fazën tjetër, për sa kohë që në një pjesë të mirë të kohës, anëtarët e komisionit vlerësues nuk kanë qenë të panishëm në terren.

“Duke qene se kjo garë ka qenë e manipuluar me fitues të paracaktuar. Ndërmjet konkurrentëve është lejuar që të krijohet njëmjedis totalisht tallës dhe denigrues”, theksohet në padi.

Kallëzuesit thonë se kanë kërkuar shpjegime tek zyrtarët që kishin detyrë për mbarëvajtjen e procesit, por nuk kanë marrë sqarime.

“ata e shkarkojnë përgjegjësinë tek vëzhguesit ndërkombëtarë”, theksojnë të skualifikuarit. Një ditë më parë, një tjetër aplikant iu dejtua gjykatës administratuive ku kërkoi shpalljen e pavlefshme konkurrimin fuizik dhe derisa drejtësia të dilte me një vendim, pezullimin e procesit.

Ndërkohë ditëne sotme ish-kryeminstri Sali Berisha ka nxjerrë një listë me emrat e kualifikuar, të cilët ndër ta ka edhe ish-të dënuar dhe me lidhje të afërta me Partinë Socialiste.

Lista e publikuar nga Sali Berisha

1. Eno Lolo- Shefi i grupit te shoqerimit te Xhaçkes

2. Julian Malaj – Ish shef komisariati ne kom gjirokaster. I perjashtuar ne 2013 nga PSH per kryerje te veprimeve te pahishme dhe shkelje te kodit te etikes te punonjesit te policise

3. Kristaq Dashi i skualifikuar nga gara per Drejtues te BKH i skualifikuar ne fazen e pare.

4. Darzan Koni – shites patatinash. Zip Supermarket

5. Ramadan Cani – Ish Kryetar i PS dega Kamez

6. Sajmir Cuka – Prezantimi i ambasadorit Lu ne 6 Nentor 2017 “ Kemi sot me ne Togerin e Rangut të Parë, Sajmir Cuka, që është vetëm shqiptari i dytë i diplomuar ndonjëherë në Akademia Ushtarake e SHBA-së në West Point. Ky është vendi nga i cili janë diplomuar të gjithë gjeneralët më të famshëm të Ushtrisë Amerikane. Toger i Rangut të Parë Cuka përfundoi gjithashtu kursin e nivelit të lartë të Forcave Speciale të SHBA-së dhe sot është një Udhëheqës i Ekipeve të Forcave Speciale shqiptare me përvojë luftarake në Afganistan. Ai përfaqëson të ardhmen e Forcave të Armatosura shqiptare”- Marre nga faqja e ambasades amerikane

7. Alteo Nazeraj – Shkarkuar ne 2019 nga pozicioni i Drejtorit te Kadastres Vlore

8. Denisa Kosta- Sekretare Gjyqesore e KPK

9. Xhejsi Seknaj- femija i Valbona Seknaj, ish kryetarja e Gjykates Administrative Shkoder e shkarkuar nga Vettingu

10. Loris Dervishi – Punonjes i SHISH, Bashkeshorti i Fiona Papajorgji, Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale • Anëtare e Gjykatës Kushtetuese. • Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (për vitin 2020

11. Esmir Rringaj – Komisioni i Jashtem i Vleresimit

12. Erjon Tema- Drejtori i Sigurise, Autoriteti i Aviacionit Civil

13. Laert Elmazaj- Koordinator per te drejten e informimit Inspektoriati Shteteror i Mjedisit

14. Besmir Likaj- Sektori Publik, Bashkia Tiranë

15. Esmeralda Geca – Sekretare Gjyqesore në Gykatën e Kukësit.

16. Stela Shkarpa – Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Bashkinë e Durrësit.

17. Eder Ndoci – Ish jurist i Telecom

18. Anisa Duka – Sekretare Gjyqesore KPK

20. Redinald Papa – Drejtoria e Bashkimit Europian, Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme.

21. Aleko Pepo – Jurist, i pranuar ne Kursin e Oficerit te Policise Kriminale ne 2019 dhe i perjashtuar per shkak se nuk permbush kriteret e sigurise pasi vertetimi i besueshmerise i rezultoi negativ si shkak i perfshirjes se te atit ne aktivitet kriminal

.22. Lindita Nushi – Ish drejtore e kufirit dhe migracionit Durres, shkarkuar nga detyra per shkak te skandalit te korrupsionit te kontrolloreve. Kandidate per Drejtore te BKH e cila ngeli ne testin e poligrafit.

23. Redinald Papa – Drejtoria e Bashkimit Europian, Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat