Endri Hasa: OFL “përkedhel” Llazar Bicja me formularin e pasurisë, në vend që ta arrestojë vrasësin e gardistëve në 97-ën

Shqipëria

Endri Hasa: OFL “përkedhel” Llazar Bicja me formularin e pasurisë, në vend që ta arrestojë vrasësin e gardistëve në 97-ën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:56
Llazar Bicja

Ditëne e sotme OFL i ka dërguar shtetasit Llazar Bicja formularin e deklarimit të pasurisë. Ky veprim ka ngjallur reagimin e ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa.

Hasa e akuzon OFL si një grup klounësh, pasi në vend që ta arrestojë personin e sipërpërmendur, i akuzuar për vrasjen e gardistëve në 97-ën i çon formularin.

Reagimi i plote

OFL po vepron si një grup kllounësh ? që tallen me ligjin dhe me qytetarët. Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze. Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat