Kthimi i Kodit Zgjedhor/ Gjylameti: Dekreti i Metës për të ndryshuar vullnetin e parlamentit legjitim për hesap të opozitës

Shqipëria

Kthimi i Kodit Zgjedhor/ Gjylameti: Dekreti i Metës për të ndryshuar vullnetin e parlamentit legjitim për hesap të opozitës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:06
Blerina Gjylameti

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ka reaguar sot në lidhje me kthimin e ligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga presidenti Meta duke e konsideruar dekretin e Presidentit nul.

Gjylameti shprehet se Kushtetuta e Republikës së Presidentit nuk është statuti i opozitës së vetëlarguar të Ilir Metës.

“Nuk mund të heqësh vëmendjen nga paaftësia e opozitës së copëtuar me dekrete nul. Argumentet e rrëzimit ishin të qartë dhe kushtetueshmërisht korrekte. Ndryshimet kushtetuese nuk e prekin 5 Qershorin. 5 Qershori ishte një marrëveshje e hapur për vazhdimësinë e ndryshimeve kushtetuese. Nuk mund të mbajnë më në kurriz shqiptarët karrocat që shesin përballë popullit një përfaqësim, që përfundon për pazare. Qartazi Ilir Meta pas baltosjes së vendit në media ndërkombëtare, pas sulmit ndaj gazetarëve, pas statuseve të shfrenuara nën kostumin e një presidenti jopresident dhe pas çdo daljeje publike, nga ku pas të cilës fshihet ruajtja e teserës së partizës, nuk mund të hedhë shkopinjtë në rrotë, me dekrete për të ndryshuar vullnetin e një parlamenti legjitim për hesap të një opozite jashtëparlamentare juridikisht ilegjitime”, shprehet ajo.

Po ashtu, Gjylameti shtoi se “jo më larg se një javë më parë qartazi përfaqësuesja e partnerit më të madh strategjik të shqiptarëve në një media theksoi se “Nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion”. Ajo që shkon përtej 5 qershorit, shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh shkelje të 5 qershorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat