U kthye nga Siria, vjehrri i Floreta Rashas: Vetëm një nga tre fëmijët është i djalit tim, të tjerëve t’iu gjejë babain

Shqipëria

U kthye nga Siria, vjehrri i Floreta Rashas: Vetëm një nga tre fëmijët është i djalit tim, të tjerëve t’iu gjejë babain

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:37
Floresha Rasha

Pasi dolën nga tmerri i luftës dhe bombave në Siri, Floresha Rasha me tre fëmijët shkelën në tokën shqiptare dhe janë duke u bërë kontrollet mjeksore nga autoritetet shqiptare.

Mesa duket Floresha Rasha nuk është pritur krahëhapur nga vjerri i saj, i cili e akuzon si tradhëtare dhe nuk i njeh dy fëmijët e saj si nipërit e tij.

Shaban Rasha thotë se djali i tij, Diamanti, është vrárë në Siri dhe se mbas vdekjes së tij Floresha është martuar përsëri. Shaban Rasha pret vetëm një prej fëmijëve, Amarin, i cili sipas tij, vetëm ai është i Diamantit.

Rasha thotë për Faxnews se me nipin e tij nuk ka folur prej shumë vitesh, pasi vetë Floresha nuk e lejonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat