Censusi i popullsisë, Beqaj kërkon risi: Mos të bëhet vetëm për kombësinë dhe fenë, por dhe për orientimin seksual

Shqipëria

Censusi i popullsisë, Beqaj kërkon risi: Mos të bëhet vetëm për kombësinë dhe fenë, por dhe për orientimin seksual

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:21
Ilir Beqaj

Ilir Beqaj ka hedhur një tjetër ide provokuese ndërsa ka folur në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po diskutohej projektligji për censusin e popullsisë dhe banesave.

Beqaj ka deklaruar se censusi nuk duhet bërë vetëm për kombësinë dhe fenë, por dhe orientimin seksual të shqiptarëve.

“Pa dashur të krijoj polemikë në opinionin publik, dua të bëj një pyetje per ate pjesë të nenit që thotë se ka të dhëna që qytetarët mund edhe të mos t’i pergjigjen, ku bëhet fjalë për fenë, kombësinë.

Por të nderuar kolegë, pyetja ime shtrohet nëse ka ardhur momenti në 2020 të mendojmë që në të ardhmen që perveçse ti pyesim njerëzit për fenë e kombësinë, ti pyesim edhe për orientimin seksual të gjithësecilit,” tha Beqaj, që së fundmi ka hedhur disa ide të tjera provokuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat