Shehaj: Në kompanitë e uzinës së Ballshit ka emra biznesmenësh të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës

Shqipëria

Shehaj: Në kompanitë e uzinës së Ballshit ka emra biznesmenësh të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:03
Brisida Shehaj

E ftuar në Tempora, nënkryetarja e LSI-së dhe ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj u shpreh se kompaninë që kanë pasur nën menaxhim uzinën e Ballshit ka edhe me emra shqiptarësh biznesmenë aty që janë të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës.

Shehaj: Të bëhet transferimi i borxhit nga kompania 1, 2, 3 sepse kanë emra këta. Ata kanë deklaruar se janë palë të lidhura, ka administratorë aty. Ka emra shqiptarësh biznesmenë aty që janë të lidhur me ndërtimet në qendër të Tiranës. Pse bëjnë qindra miliona euro investime këta?

Brenda 10 vitesh shteti ka të drejtë ta hapë këtë padi dhe pas 26 prillit, ai që e ka nuk do ta gëzojë këtë. Shteti pas 10 vitesh mund të ngrejë padi dhe të rrëzojë absolutisht ankandet e asaj tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat